Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë një punëtore ka raportuar se janë vjedhur disa materiale.
Në raport 24 orësh të Policisë thuhet se hajnat kanë vjedhur shiringa, gjilpëra dhe ampula.
“VJEDHJE/Fsh. Gllarevë, Klinë 13.10.2022 – NN. Me 28.10.2022 ankuesja femër kosovare punëtore e QMF-së në fsh. Gllarevë ka raportuar se me datën e lartë cekur, nga QMF janë vjedhur disa materiale (shiringa, gjilpëra ampula etj),”, thuhet në raportin e PK-së
Policia ka njoftuar më tej se rasti vazhdon të hetohet./