Një vajzë e mitur është zhdukur në Gjakovë. Rastin e ka raportuar në Polici babai i saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se sipas babait, e mitura është larguar nga shtëpia dhe se s’ka njohuri për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR/Rr. Shote Galica, Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar më tej se rasti vazhdon të hetohet.