Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me 26 vjet e dy muaj burgim 5 persona për një vrasje të kryer në vitin 2018.
Ata u gjetën fajtorë edhe për disa vepra tjera penale, si pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, rrahje e mashtrim, raporton Gazeta Express.
“A.R.1, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim; A.R.2, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrestit shtëpiak; F.R., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak; A.R.3, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak; D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vite e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë e pesëqind (2.500) €, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë e Gjykatës Themelore në Ferizaj:
Njëzet e gjashtë (26) vite e dy (2) muaj burgim dhe dymijë e pesëqind (2.500) euro gjobë për veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe kundër pasurisë
Ferizaj, 13 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve A.R.1, A.R.2, F.R., A.R.3, D.K., të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si në vijim:
A.R.1, për shkak të veprave penale vrasja nga neni 178 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
A.R.2, për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
F.R., për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
A.R.3, për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
D.K., për shkak të veprave penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 të KPRK-së dhe veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurit:
A.R.1, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim; A.R.2, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrestit shtëpiak; F.R., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak; A.R.3, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak; D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vite e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë e pesëqind (2.500) €, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurit A.R.1, A.R.2, F.R., A.R.3, D.K., akuzohen për shkak të veprave penale të lartshënuara Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Të akuzuarit A.R.1, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.