Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për Qeverinë i miratuar në Kuvend në lexim të parë.
Këtë e ka bërë të ditur Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentarë të AAK-së.
Ai tha se me Ligjin për Qeverinë jepet një e drejtë antikushtetuese. Sipas tij e drejta që një zëvendësministër të ketë të drejtë vote në qeveri e shkel Kushtetutën e vendit.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se këtë ligj do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, pasi i është dhënë një e drejtë antikushtetuese zv-ministrit, kjo nuk mund të ndodhë. I është dhënë e drejta e votimit zv-ministrit e që është antiligjore”, ka thënë Tahiri.