Sot me 13 Qershor u shënua dita e çlirimit të Therandës, për nderë të kësaj dite u zhvilluan manifestime të ndryshme, shkruan tv-opinion.
Akademia solemne përkujtimore filloi nga grupi artistikë muzikorë “Theranda” me intonimin e himnit shtetërorë të Republikës së Kosovës, i pasuar nga himni Kombëtarë.
Prezentë ishin familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës anëtarë të parlamentit dhe qytetarë të shumtë.
Kryetari Bali Muharremaj përmendi hyrjen e Brigadës 123 dhe çlirimin e Therandës më 13 Qershor 1999.
Ai ftoi që në vazhdimsi të nderohen të gjithë sakrifikuesit për liri.
Ndërsa Halil Krasniqi nga OVL e UÇK, dega Therandë, kujtoi të kaluarën dhe rëndësinë e sajë në të tashmen.
Ai përmendi dëshirën e vazhdueshme të armikut për të kryqëzuar ish-udhëheqësit e UÇK-së me akuza të pabaza.
Kurse Avdulla Krasniqi, Kyetar i familjeve të dëshmorëve sjellë në mendë rëndësinë që rinia e jonë mos ta harrojë luftën e shenjtë dhe për çka u zhvillua ajo.
Ish-komandanti i Brigadës 123, Blerim Kuqi theksoj se kjo është dita më e rëndësishme e historisë së qytetit tonë.
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj nderoi me titullin më të lartë “Emblema e Artë`”, ish shefin e shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapin.
Me mirënjohjen “13 Qershori” u nderuan familjarët e dëshmorëve, të Avdulla Melit Mavra, Enver Malush Zeqaj, Shefki Muqaj, Afrim Dergut Sylaj dhe Qazim Muqaj. /tv-opinion.com/