Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi do të bashkë-prezantojnë MTV Europe Music Awards (EMA) muajin e ardhshëm.
Ora, 31 vjeç dhe Waititi, 47 vjeç, do të bëhen çifti i parë që do të jenë nikoqirë të shfaqjes së çmimeve që mbahet në “PSD Bank Dome” në Dusseldorf, Gjermani, më 13 nëntor ( e diel).
Një foto në faqen e Instagramit të MTV EMAs paralajmëroi njoftimin. Ajo shfaq këngëtaren duke pozuar me një fustan jeshil përkrah Waititit, i cili ishte i veshur me një kostum gri.
Ora dhe Waititi, të cilët u martuan fshehurazi në verë, shprehën emocionet e tyre për këtë lajm në një deklaratë të përbashkët.
Ndërkohë, pak pas njoftimit zyrtar u publikua edhe video promovuese ku të dy shihen duke mbajtur një trofe të MTV-EMA.
“Ne jemi të entuziazmuar që do të prezantojmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV-EMA” 2022 në Dusseldorf të Gjermanisë”, thotë Rita në Video teksa Taika qëndron pranë saj.
Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës më parë ishte nikoqire e “EMA 2017” që u mbajt në Wembley Arena të Londrës, gjatë së cilës ajo mori disa nominime dhe fitoi çmimin “Power of Music”.