Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet simbolik para Qeverisë, duke vendosur një shportë më qershi.
Nga kjo parti u tallen me kryeministrin Albin Kurti, duke e krahasuar atë me Nasradinin, në raport me dialogun me Serbinë.
Ngase siç thanë ata Kurti po vepron si Nasardini që i hodhi qershitë e më pas fillojë t’i mbledhë nga bërlloku po të njëjtat.
Teuta Rusta nga kjo parti, tha se kjo barsoletë me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.
“Këtë aktivitete kemi vendos mos me e shpjeguar, kjo bracolët me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzoj krejt”, tha ajo, raporton EO.
“Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershitë s’duhet me i hëngër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marrë secilën prej shportës së bërllok, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, tha ajo.