Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), e ka pezulluar nga puna një zyrtar, pasi që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Përmes një njoftimi për medie, SHKK ka bërë të ditur se ky vendim është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe se kjo masë e pezullimit nga puna e zyrtarit me inicialet E.Q., mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.
Njoftimi i plotë i SHKK-së, pa ndërhyrje:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësishtë rolit dhe funksionit që ka.