Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deputetëve të opozitës dhe pushtetit rreth Strategjisë së Sigurisë 2022-2027 të prezantuar nga Qeveria e Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar rreth Strategjisë së Sigurisë për vitin 2022-2027 të cilin e ka prezantuar Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri, Albin Kurti.
Deputetët e opozitës e kanë kritikuar Kurtin, respektivisht Qeverinë për këtë Strategji, duke theksuar se nuk tregohet shumë për strategjinë e integrimit të NATO-s.
Është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka reaguar pas replikave të deputetëve të opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje rreth kësaj strategjie.
Ndonëse nuk ua përmendi emrin, por Konjufca iu referua Listës Serbe.
“Nuk po besoj që duhet me u shty kush e do më shumë NATO-n dhe SHBA-në, krejt grupet si njëjtë i duam. Grupi Parlamentar që nuk e do SHBA-në dhe NATO-n nuk është në këtë Kuvend”, ka thënë Konjufca referuar Listës Serbe, përderisa theksoi se ky grup parlamentar tash e sa kohë është duke munguar në seancat e Kuvendit të Kosovës. /Demokracia.com/