Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës më 21 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit ka vdekur një fëmijë i moshës pesë vjeçare.
Polciia e Kosovës përmes raportit 24-orës ka njoftuar se fëmija ka vdekur në shtëpi derisa po cilësohet si vdekje e dyshimtë meqë ende s’dihet shkaku i vdekjes.
“VDEJKE E DYSHIMTË/ Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit”, thuhet në raporton e PK-së
Sipas Policisë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/