Dy aksidente trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
Njëri aksident ka ndodhur në rrugën “Galibardi”, në Prishtinë, në mes një veture dhe një kombi.
Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur për shkak se vetura me një shpejtësi të madhe ka goditur kombin, duke e larguar shumë larg nga rruga.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ndërkaq, aksidenti tjetër ka ndodhur afër rrugës “Eqrem Qabej”, më saktësisht në udhëkryqin te katedralja.
Ky aksident ka ndodhur ndërmjet dy veturave, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.