Ylli francez, Franck Ribery i ka dhënë fund futbollit aktiv.
Përmes një shkrimi në Twitter, 39 vjecari ka njoftur tërheqjen pas disa lëndimeve që e kanë percjellë vitin e fundit.
“Topi u ndal, por jo emocionet brenda meje”, ishte shkrimi i futbollistit francez.
Ribery, gjatë karierës së tij ka luajtur në tetë skuadra të ndryshme.
Sukseset më të mëdhaja i arriti me skuadrën Bayern Munchen ku nëntë herë fitoi titullin kampion derisa një herë fitoi edhe Ligën e Kampionëve.
Me bavarezët, Ribery zhvilloi 425 paraqitje.
Karrierës si futbollist ai i dha fund te Salernitana në Serie A.