Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike këtë të premte ku janë ndarë 19 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.
5 milionë, siç njofton ekzekutivi janë ndarë për zbatimin e masës 3.7 për mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.
Me vendimin e dytë janë ndarë 14 milionë për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.