Australia ka tërhequr njohjen e dhënë nga një qeveri e mëparshme të Jeruzalemit perëndimor si kryeqyteti i Izraelit. Këtë e bëri të ditur kryediplomatja australiane të martën, duke shkaktuar shqetësim në diplomacinë izraelite.
Qeveria e Partisë Laburiste e qendrës së majtë ra dakord të njohë sërish Tel Avivin si kryeqytet. Kabineti ripohoi gjithashtu se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet në negociatat e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, tha Ministrja e Jashtme Penny Wong, raportojnë mediet e huaja, përcjell lajmi.net.
“Australia mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje dypalëshe të konfliktit midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe “ne nuk do të mbështesim një qasje që minon këtë perspektivë””, deklaroi Wong.
Kryeministri i Izraelit Yair Lapid shprehu zhgënjimin për ndryshimin e qëndrimit të Australisë.
“Jerusalemi është kryeqyteti i përjetshëm i pandarë i Izraelit dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë”, tha Lapid në një deklaratë.