Në përfundim të reality-show, “Big Brother Albania VIP” në media rozë u raportua se raporti e vëllezërve Veshaj me motrat Hoxha është prishur, por me fillimin e emisionit “Më lër të flasë” duket se tashmë çdo gjë është rregulluar mes tyre.
Së fundmi në emision ka qenë e ftuar, Sara Hoxha, motra e Lorit, ku për këtë të fundit tashmë në media po përflitet se ka nisur një romancë dashurie me Romeon.
Siç duket konfirmimi i parë për këtë lidhje dashurie ka ardhur nga Sara, pasi gjatë bisedës u shfaq një fotografi e montuar e Ledionit, ku shihej përkrah disa vajzave në Maldive.
Lidhur me këtë fotografi, Sara u përgjigj me humor duke thënë se ata kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe të hapur, duke bërë që Romeo të shprehej se dëshironte një vajzë si Sara përkrah tij.
Përgjigjja e Sarës, mori të gjithë vëmendjen e ndjekësve dhe i bëri të mendojnë se ajo po konfirmon lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah.
“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.