Deputeti i VV-së Armend Muja tha se Raportin Komisionit Evropian (KE) nuk adresohen ndërhyrje politike, raporton Ekonomia Online.
Shqetësuese sipas tij, është se në këtë raport nuk evidentohen edhe sjelljet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës, duke vënë në rrezik sigurinë e Kosovës.
“Në Kosovë janë kaluar disa ligje të rëndësishme sa i përket asaj që ne i kemi thënë ç’kapja e shtetit. Në raport nuk adresohet ndërhyrje politike tek kapja e shtetit, apo ndonjë qasje klienteliste përmes adoptimit”.
“Kjo mund të jetë hera e parë. Një tjetër që i adresohet është dhe RTK-ja, mënyra se si është adresuar, shkarkimi i bordit të RTK-së. E dyta kalimi i ligjeve të tjera të rëndësishme që në vitet e fundit nuk kanë mundur të kalohen. Në vitin 2008 janë kaluar 58 ligje, ndërsa gjatë këtij viti janë kaluar 87 ligje”.
“Gjatë kohës që mbulon ky raport, ka pas ngritje të avionëve në kufijtë e Kosovës, ka pas kërcënime të vazhdueshme ndaj sigurisë së vendit tonë, ka pas një sjellje apo bashkëpunim mes Serbisë dhe Rusisë e cila nuk evidentohet në këtë raport, as tek Ballkani Perëndimor e as tek raporti për Serbinë”.