Dje në media u raportua se modelja Arbenita Ismajli ka ndryshuar orientimin religjioz.
E tërë këto dyshime i ngriti një fotografi ku ajo shihej me varësen e kryqit të krishterë, shkruan lajmi.net.
Mirëpo pas këtyre raportimeve ka reagur ashpër Arbenita në një “InstaStory”.
“Dështojnë lajmet e rreme se unë jam e krishterë. Një varëse nuk ma përcakton besimin, që është diçka e brendshme. Nuk e di si flenë natën këto lloj “gazetarësh” që shpifin për të nxjerrë 20 euro”, shkroi ajo.