Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ditën e parë të punimeve të kongresit të partive Socialiste Europiane në Berlin e vuri fokusin te kriza energjetike, duke bërë një krahasim dhe me situatën e pandemisë.
“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rend që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, icili nuk është i njëjtë me pandeminë por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë“, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se nëse nuk do ishte për Erdoganin, Shqipëria nuk do kishte marrë vaksinat anti covid.
“Nëse nuk do të kishte qenë Turqia dhe po të mos kishte qenë presidenti Erdogan nuk do të ishim në gjendje që të vaksinonim askënd për një kohë të gjatë. E njëjta gjë vlen dhe për Serbinë dhe për Kinën dhe njëfarësoj dhe për Rusinë. Ishte një moment i frikshëm sepse pamë sepse pamë që në një situatë shumë të vështirë BE nuk ishte pranë nesh. Nuk ishte pranë njerëzve tanë nuk ishte i pranishëm për një çështje jetë a vdekje“- u shpreh Rama.
Ndalur te sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërinë Rama tha: Ne u përballëm me një sulm të rëndë nga Irani në përpjekje për të fshirë të dhënat tona dhe për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve online që është një sistem shumë i zhvilluar në Shqipëri.
Vetëm dje në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë që nënkupton që kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online. Ata na goditën në një pjesë strategjike të funksioneve tona të përditshme. Shqipëria është i vetmi vend në gjithë Evropën që kishte më shumë hebrenj, sepse hebrejtë u mbrojtën dhe nuk ka asnjë dëshmi që iu dorëzuan nazistëve. Kur Sllobodan Milosheviç nisi spastrimin etnik, rreth gjysmë milioni njerëz erdhën në Shqipëri. Kur filloi lufta në Afganistan ne i hapëm dyer mijëra afganëve që askush nuk donte t’i merrte. Ishte një situatë e sikletshme për tu parë që anëtarët e NATO-s patën idenë e tmerrshme të largoheshin pa ta. Ne nuk mund t’i shpëtonim të gjithë por shpëtuam një pjesë të tyre. Kështu bëmë edhe me iranianët. Ata vriteshin në kampin “Liria” në Iran dhe ne vendosëm t’i merrnim. Por kjo erdhi me një çmim të tmerrshëm. Sulmi nuk mundi të fshinte të dhënat dhe ne i rikthyem në punë sistemet tona.“
Gjatë fjalës së tij në kongresi Rama paralajmëroi sulme të tjera kibernetike.
“Besoj se do të përballemi me shumë të tjera, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë, dhe më duket e pabesueshme sesi Shqipëria nuk ka dalë me një sistem të përbashkët përgjigjeje kur bëhet fjalë për sigurinë”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
“Qeveria britanike na thotë që duhet t’i ndalim. Si mund të jetë puna e qeverisë shqiptare të vërë rregull në kanalin atje, nuk e di? Por e di që nëse nuk arrijmë të shkojmë në burimin e problemeve, dhe nëse vijojmë të flasim për Europën e bashkuar dhe më pas nuk veprojmë kur bëhet fjalë për të vepruar bashkë, do të humbim, dhe do të humbim shumë”, tha Rama. “Sepse demokracitë kanë një disavantazh të madh kur bëhet fjalë për luftën ndaj autokracive. Kufiri i dhimbjeve për njerëzit që jetojnë në autokraci është shumë më i lartë se sa ai i njerëzve që jetojnë në demokraci”.