Policia njofton për arrestimin e nëntë personave pas një rrahje mes tyre në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Si pasojë e rrahjes, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit tetë prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.06.2022-22:15. Janë arrestuar nëntë (9) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Express/