Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Lajçak tha se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar disa çështje, duke përfshirë këtu atë të energjisë.
Lajçak deklaroi se pret që dialogu të prodhojë normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Të hënën do të jem në Beograd, me të njëjtat çështje dhe me të njëjtën agjendë”,tha ai.
“Do të diskutojmë vazhdimin e çështjeve edhe me kryeministrin Kurti, kur bëhet fjalë për energji, ne jemi në konsultim”,tha ai.
Ndryshe Lajçak, përpos Kurtit sot ka takuar edhe zv/kryeministrin, Besnik Bislimi.
Pas kësaj, Lajçak prite të largohet nga Prishtina madje pa takuar as presidenten apo liderët partiak të opozitës në vend.