Dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga forcat serbe, sikurse mijëra persona, i ka përjetuar edhe Sherife Luta nga Kaçaniku.
Gruaja e cila falë shkrepjes së një fotografie, gjatë dëbimit me dhunë nga ana e forcave serbe të popullatës civile, është shndërruar në ikonë të vuajtjeve nga lufta, drejt Maqedonisë, rrëfen momentet e asaj dite.
Në tregimin e saj në kuadër të festimeve për Ditën e Çlirimit, Sherife Luta tregon se në fotografinë ku shihet me vajzën në duar, ishte nisur drejt Maqedonisë, si i dëbuar me dhunë.
“Vajza ishte 6 muajsh. Atë ditë ishte 8 marsi 1999, kur dolëm nga shtëpia”, tregon ajo.
“Forcat serbe me dhunë na detyruan të largohemi nga shtëpitë. Kemi ecur 24 orë”, thotë ajo, duke qëndruar para muralit me figurën e saj.
“Ishte rrugë e ngushtë. Në ato moment nuk kam menduar asgjë, vetëm si ta shpëtoj vajzën në duar”.