Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark ka deklaruar se presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e përkrah Kosovën në procesin drejt liberalizimit të vizave.
Wigermark tha se Metsola këtë e kishte bërë të ditur gjatë një diskutimi që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Bashkimit Evropian, për Ballkanin Perëndimor muaj më parë, në Bruksel.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjithashtu u shpreh fuqishëm në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën 🇽🇰 duke iu referuar një diskutimi që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më pare”, ka shkruar Gunnar Wigemark në Twitter.