Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Turqi.
Rama në kuadër të kësaj vizite, ka takuar si fillim presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga Erdogan,në Pallatin Presidencial të Turqisë, transmeton lajmi.net.
Për momentin nuk janë dhënë detaje për arsyen e vizitës së Ramës në Turqi.