Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation kanë lansuar fushatën “Gjithpërfshirje” për të shënuar muajin tetor si muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down, raporton Ekonomia Online.
Në këtë organizim morri pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo fëmijët me Down Syndrome meritojnë jetë aktive e me dinjitet për të kontribuar në shoqëri.Sipas saj, fëmijët me Syndrom Down mund të ndihen pjesë e barabartë e integruat e shoqërisë në Kosovë.
“Një dekadë më parë 11 tetori nisi të shënohet si dita e fëmijëve vajza, një ditë dedikuar për to është më shumë vëmendje dhe më shumë shanc të barabarta. Duhet të vazhdojmë përpjekjen tonë që fëmijëve vajza t’i sigurohet një jetë e sigurt, arsimim, shëndet i plotë që ato të shkëlqejnë”.
“Fëmijët me Syndrom Down do të mund të ndihen pjesë e barabartë e integruat e shoqërisë tonë, ata kanë nevojë për ne secilën ditë”.
“Personat me Syndrom Down kanë të drejt e kanë potencial të madh që të ndihen si pjesë e barabartë e shoqërisë dhe të kontribuojnë për shoqërinë tonë. Këta persona meritojnë jetë me dinjite, aktive”, tha Osmani.
Medina Surdulli, pjesëtare e Down Syndrome Kosova, tha se po kërkojnë që t’u realizohen të drejtat e tyre, duke shtuar se atyre duhet t’u mundësohet përfshirja në shkolla, pune e në shoqëri.
“Në po kërkojmë që të na plotësohen të drejtat tona. Më mbështetjen e duhur ne po mundohemi të tregojmë potencialin tonë”.
“Unë jam e aftë për një jetë të pavarur, e çka na duhet është mbështetje e duhur. Ne duam gjithë përfshirje në shkolla, ne punë dhe në shoqëri” tha Surdulli.
Sabahate Beqiri, drejtoreshë e Down Syndrome Kosova u shpreh se shoqata që drejton ka mbi 980 anëtarë që përkujdesen për mbi 300 perosna me Syndromen Down, në 4 qendra të kësaj shoqate.
“Ne si shoqatë në vazhdimësi promovojmë vlera jo vetëm për komunitetin tonë, por promovojmë vlera që ne këtë vend të këtë një të ardhme të sigurt. Në shoqatën tonë kemi mbi 980 anëtarë jemi një familje e madh”.
“Për momentin ofrojmë shërbime terapeutike mbështetëse në 4 qendra të shoqatës ku përfitues direkt kemi mbi 300 anëtarë me Syndromen doën”, tha ajo.
Maria Suokko nga UNDP-ja tha investimi në fëmijë është shumë i rëndësishëm, sepse sipas saj, ai investim kthehet në benifite për të gjithë.
“Është shumë nderë të jem sot këtu duke folur, në ditën internacionale te fëmijëve vajza. Sot është e rëndësishme t’i rikujtojmë vetës se investimi në vajza është shumë i rëndësishëm, sepse investimi në vajza transformohet në benifite për të gjithë”.