Dy aksidente trafiku janë raportuar të kenë ndodhur sot në Podujevë.
Si pasojë e këtyre aksidenteve janë lënduar tetë persona.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo theksoi se njëri prej aksidenteve ka ndodhur në ora 07:10, në rrugën “Ali Ajeti”, kurse një tjetër në ora 07:30 , në rrugën Podujevë-Shajkovc.
“Rreth orës 07:10, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”,tha Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Podujevë -Shajkovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”,shtoi ajo.