Ka pasur shumë reagime ndaj sulmeve në qytetet ukrainase, të cilat Rusia ka thënë se i ka kryer si hakmarrje për një sulm në urën midis Krimesë së pushtuar dhe kontinentit rus.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, thotë se ai ka folur me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba për të dënuar “sulmet e tmerrshme dhe pa dallim në infrastrukturën civile në Ukrainë”, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ai gjithashtu riangazhoi mbështetjen për Ukrainën, duke postuar në Twitter se aleanca ushtarake do të “vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas për të luftuar kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa të duhet”.