Eros Grezda, së fundi u komentua shumë në media për darkën romantike me Ajsel Abazin.
Ajsel Abazi është kushërirja e modeles shqiptare, Almeda Abazi.
E duket se Erosi dhe Ajseli, janë prezantuar me familjarët e njëri-tjetrit.
Së fundmi, ishte aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ai i cili ka ndarë një foto në ‘Instagramin’ e tij ku duket krah për krah me Eros Grezdën.
“Njihuni me vëllain tim të ri.”, ka shkruar aktori turk, teksa shihen në një stadium të Turqisë.
Mesa duket futbollisti shqiptar kalon shumë kohë edhe me të afërmit e partneres, aq sa ka krijuar një lidhje të ngushtë edhe me Sayisman.