Sot në shtabin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Prishtinë mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII.
Ceremonia fillon ne ora 10:00, në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovafilm, në Prishtinë.
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. MUNSCH, do të kryesojë ngjarjen, njofton Zyra e KFOR-it për Marrëdhënie me Publikun .
Sipas njoftimit Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc KAJÁRI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele RISTUCCIA.