Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e quajtur si sekret publik.
Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ thotë se kontrabandimi i Asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, por do të has në rezistencë qytetare.
“Por kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, ndonëse jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë. Kjo do të ju kushtojë me rezistencë qytetare”, ka deklaruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sekreti publik
Çka mundet me qenë sekreti në dialog të cilin e ndajnë mes vete veç Kurti e Vuçiqi? Cili është ai moment që diskutimi me Vuçiqin u bë më i rëndësishëm sesa komunikimi me qytetarët?
Por një gjë nuk është tashmë sekrete: korniza e marrëveshjes, pra Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sekreti qëndron tek vështirësia e titullimit, që Asociacioni të mos asociojë me projektin e vjetër të ndarjes etnike.
Por kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, ndonëse jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë. Kjo do të ju kushtojë me rezistencë qytetare.