Të paktën tre persona kanë vdekur pas shpërthimit në urën Kerç që lidhë Rusinë me Krimenë mëngjesin e së shtunës.
Kështu ka bërë të ditur Komiteti Hetues të Rusisë, duke cituar informacionin paraprak në një deklaratë në kanalin e tij Telegram., raporton CNN
“Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e incidentit. Dyshohet se këta janë pasagjerët e një makine që ndodhej pranë kamionit të hedhur në erë”.
“Aktualisht, trupat e dy viktimave janë marrë tashmë nga uji — një burri dhe një gruaje, identitetet e tyre janë duke u përcaktuar”.
Komiteti gjithashtu zgjeroi deklaratën e tij të mëparshme se një kamion në urë ishte hedhur në erë.
“Hetuesit e Komitetit Hetimor Rus përcaktuan edhe të dhënat e kamionit dhe pronarit të tij. Ky është banor i Krasnodarit, në vendbanimin e tij janë nisur veprimet hetimore. Rruga e lëvizjes së mjetit dhe dokumentacioni përkatës. janë duke u studiuar”.