Sot në Bllacë të Hanit të Elezit është mbajtur manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze.
Në këtë manifestim i cili është organizuar nën patronatin e Presidencës së Kosovës, nuk morën pjesë liderët e tri partive opozitare, PDK, LDK e AAK.
Ani pse zyra e Presidencës u kishte dërguar ftesat të tre liderëve, ata nuk u panë sot në këtë manifestim.
Telegrafi ka provuar të kontaktoi me te të tre liderët opozitarë për të mësuar arsyen se përse nuk ishin pjesëmarrës bë këtë manifestim, por të njëjtit deri tani nuk janë përgjigjur.
Ndryshe Osmani dhe Kurti sot në mëngjes kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit për çështjen kombëtare, Adem Demaçi. /Telegrafi/