Ish-portieri ikonë i Kombëtares shqiptare dhe i Partizanit, Bashkim Muhedini ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ku jetonte prej disa vitesh.
Muhedini ka shkëlqyer në vitet ’70 me fanellën e Partizanit dhe të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar të rrjetit social “Facebook” ka reaguar edhe klubi i Partizanit teksa shkruan se familja e kuqe humbet një tjetër ish-portier kampion, pas Sulejman Maliqatit, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
“LAMTUMIRË BASHKIM MUHEDINI!
Ish-portieri i kuq është ndarë sot nga jeta në moshën 74-vjeçare
FK Partizani me hidhërim të thellë përcjell lajmin e ndarjes nga jeta të Bashkim Muhedinit. Familja e kuqe ka humbur një tjetër ish-portier kampion dhe pjestar të ekipit tonë Kombëtar, zemra e të cilit ndaloi së rrahuri në moshën 74-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej kohësh. Muhedini rregjistron një karrierë dhjetëvjeçare me Partizanin, skuadër me të cilën do të shpallej edhe Kampion i Ballkanit me klube.
FK Partizani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Bashkim Muhedini🙏”.