Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ndodhet në Frankfurt, ku nesër në mesditë (në orën 12:00) do të tërhiqet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani.
E në prag të këtij shorti, i cili do të vendosë edhe kundërshtarët e grupit për Kosovën në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së kahmotshme, i pari i FFK-së ka bërë një foto të përbashkët me ekipin organizativ të këtij eventi të UEFA-s si dhe me trofeun zyrtar Euro 2024.
“Pata kënaqësinë për një foto të përbashkët me ekipin organizativ të UEFA-s për Euro 2024. Një ekip fantastik dhe plot përkushtim për këtë event. I falënderoj shumë për respektin!”, ka shkruar Ademi në FB.