Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për medie ka thënë se është shqetësuese situata në sektorin e shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.Sipas tij, është e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë. Madje ai thotë se dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e ministrit është dështim i Albin Kurtit si kryeministër.
“Kanë kaluar 18 muaj ku tre ministri përfshirë edhe Kurtin kanë udhëhequr Ministrinë. Shprehim shqetësimin për situatën në sektorin e shëndetësisë. Është e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë. Dorëheqja e Latifit vije si dështim i Kurtit si kryeministër. Është shumë e padrejtë ndërhyrjet në sektorin e shëndetësisë në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave”.
“Mijëra operacione bëhen më pak. E padrejtë është kur shumë qytetarë kërkojnë shërim jashtë vendit dhe Qeveria ka mbetur si spektatorë. Është e dhimbshme ku mijëra të rijnë janë larguar nga shëndetësia”.
“E kemi thënë dhe ky sektorë do të duhej të kishte përgjegjësi edhe morale se dështimet nuk mbulohen me komisione. Ne përmendem faktorët në ikjen e mjekëve, duhet tu krijohen kushtet e punës”.“Është injorim dhe keqpërdorim i punës së tyre sepse nuk trajtohen në mënyrë të barabartë. Kjo kërkon edhe implikime të tjera ligjore dhe na ka mashtruar Qeveria me sjelljen e ligjit dhe nuk e ka sjellë ligjin për sigurime shëndetësore”.