Pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë mund të lidhet me një jetë më të gjatë, sugjeron një studim i ri.
Krahasuar me shmangien e kafesë, ajo shoqërohej gjithashtu me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, zbuloi studimi.
Gjetjet u aplikuan në varietete të bluara, të menjëhershme dhe pa kafeinë, ndërsa studiuesit sugjerojnë që konsumimi i kafesë duhet të konsiderohet pjesë e një stili të shëndetshëm jetese.
Sipas studimit, reduktimi më i madh i rrezikut u pa me dy deri në tre filxhanë kafe në ditë.drinki
Autori i studimit, profesor Peter Kistler i Institutit Baker në Australi për hulumtime të zemrës dhe diabetit është shprehur: “Rezultatet sugjerojnë që konsumimi i lehtë deri në moderim i kafesë së bluar, të çastit dhe pa kafeinë duhet të konsiderohet pjesë e një stili jetese të shëndetshëm”.