Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në seancës e Kuvendit të Kosovës ka thënë se në FSK mungojnë derivatet.
Sipas deputetes së AAK-së ushtarët kur shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për udhëtim.
“Ditë më parë u raportua se në FSK mungojnë derivatet dhe që Ushtarët e Kosovës udhëtojnë ose me taksi ose me autobusë, gjë që nuk është e drejtë dhe se ata edhe kur duhet të shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për shkak se ministria nuk u ka siguruar derivate”, ka thënë ajo.
Tutje, Kadrijaj ka thënë se kjo qeveri nuk ka blerë as uniforma e as pajisje sportive për ushtarët dhe sipas saj secili ushtar i Kosovës duhet ta ketë çantën individuale.