Sot në Pragë, janë mbledhur liderë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian, për Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian.
Kosovën në këtë samit po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani, e cila udhëtoi dje drejt Pragës me ftesë të presidentit të Këshillit Evropain, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, shkruan lajmi.net.
Presidentja përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga takimet me liderët e shteteve, ku edhe ka shkruar se: “Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike”.