Semi Jaupaj dhe Bojken Lakon, ishin bashkë për 10-të vite.
Prej kohësh ata jetojnë të ndarë, por marrëdhëniet shoqërore vazhdojnë të jenë të mira, shkruan lajmi.net.
E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojkenin ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”, është shprehur këngëtarja.
Këngëtarja, tha se ish partnerin e saj e ka shumë xhan, dhe se ai është njeri shumë i bukur, por nuk konsumon dreka-darka me të, pavarësisht se ka shumë mirënjohje ndaj tij.
“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, ka thënë Semi.