Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ka pritur në takim zyrtarët e Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation – Kosovë (HSI-K).
Ai përmes rrjetit social Facebook ka thënë se përmes bashkëpunimit të zyrtarëve të projektit DEMOS dhe zyrtarëve të Komunës synojmë rritjen e performancës, transparencës dhe llogaridhënies komunale si një prej zotimeve dhe parimeve të qeverisjes sonë.
Postimi i tij i plotë:
Kisha kënaqësinë t’i pres sot zyrtarët e Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation – Kosovë (HSI-K), me të cilët biseduam për evitimin e problemeve në raportin e Zyrës së Auditorit Kombëtar dhe dokumenteve të tjera që ndërlidhen me pasqyrat financiare.
Përmes bashkëpunimit të zyrtarëve të projektit DEMOS dhe zyrtarëve të Komunës synojmë rritjen e performancës, transparencës dhe llogaridhënies komunale, si një prej zotimeve dhe parimeve të qeverisjes sonë.