Bad News Eagles e kanë mposhtur Eternal Firen me rezultat të përgjithshëm 16-14, në kuadër të turneut “IEM Road to Rio 2022”.
Ndeshja e luajtur në “Dust 2” filloi dukshëm më mirë për skuadrën kosovare të cilët krijuan një epërsi prej 10-0.
Gjithsesi, Eternal Fire u këndell në pjesën e fundit duke e barazuar rezultatin në 12 – 12.
Fundi, siç pritet, ishte dramatik, me BNE që s’u përqendrua dhe arriti ta marrë fitoren e parë në këtë turne.