Analisti politik, Halil Matoshi, ka përgëzuar deputeten e Listës Guxo, Jeta Statovci, për deklarimin e saj se pagat duhet të procedohen për grevistët.
Matoshi ka thënë se deputetja Statovci, i ka thënë stop autoritarizmit, teksa thotë se u ka dhënë shembull deputetëve tjerë të shumicës.
Postimi i plotë i tij:
Laudatio (lavdatë) për Jeta Statovcin!Gratë janë guximtare!
Gratë janë shpi-mbajtëse!Ekonomiste, solidare dhe atdhetare.Jeta Statovci i tha Stop autoritarizmit!Dhe u dha shembull deputetëve të shumicës, që po sillen me dashakeqësi e hakmarrje tue u tregu të paguximshëm e tē vegjël në shpirt!2.Kam pasë mendim të keq për deputetin Haxhi Avdyli.Ai më ka sha në komente pa i pasë asnji hak.Por, në krahasim me deputetët e VV (kam pasë uzdajë tek disa në VV ma të ditun e qytetarë të edukumë mirë, por po i varrosë të gjallë opurtunizmi) po më duhet me e pranu se po dëshmon jo vetëm guxim qytetar por edhe po dëshmon se sëpaku mendon.3.Qytetarët presin Presidenten Vjosa Osmani me e thânë nji fjalë goje: A po e shtynë vendin Qeveria në trazira!???P.S.Haxhi Avdylin e nxiti reagimi patriotik i Jeta Statovcit.Dmth. i ka mbetë hala njerzillëk.