Një vajzë e mitur është ngacmuar seksualisht të premten në Istog.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është arrestuar, pasi që kishte ngacmuar seksualisht të miturën, përcjell Demokracia.com.
“NGACMIM SEKSUAL/Istog 30.09.2022 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë nga viktimën femër kosovare (e mitur)”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.