Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore nga Ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet e Kosovës për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit të Kosovës të bashkëpunimit për vitet në vijim.
Postimi i tij i plotë:
Nënshkruhet deklarata e përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Kosovë për bashkë-zbarkime të forcave të dy vendeve në misione ushtarake
Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, sot kisha takim me Ministrin e Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet tona për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit tonë të bashkëpunimit për vitet në vijim.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi nënshkruam deklaratën e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake.
Gjithashtu, gjatë takimit ritheksova qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë, si dhe gatishmërinë tonë për t’i dalë në ndihmë popullit ukrainas dhe për t’i ofruar mbështetje misioneve të NATO-s.
Deklarata e përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona.