Gianni Infantino është takuar edhe me kryeministrin Kosovës, Albin Kurti.
Së bashku me të ishte edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe Armand Duka.
I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit do të diskutojë me të gjithë mikpritësit për mënyrat e përmirësimit të futbollit në Kosovës.
Postimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në vendin tonë. Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.