Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Infantino gjithashtu vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje frenetike nga gjenerata e sakrificës.
Kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e presidentit të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
Dje, Infantino ishte për vizitë në Shqipëri.