Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar mëngjesin e së mërkurës për mos-plotësimin e kërkesave tash e gati pesë javë të mësimdhënësve nga Qeveria Kurti.
Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta “përçajë deri në palcë shoqërinë kosovare”, teksa potencoi se shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
“28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synonë ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re””, ka shkruar ajo.
“Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti : Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij; Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij”, vijon postimi i saj.
E dyta e PDK-së ka thënë se Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme.