Bad News Eagles po vazhdojnë me sukseset në CS:GO.
Në kuadër të Elisa Invitational Fall 2022, bNe kanë fituar 2:1 në mapa kundër Sprout, shkruan lajmi.net.
Bad News Eagles e nisën me 16:8 në Mirage, për t’u mposhtur në Vertigo me rezultat 9:16.
Në mapin vendimtar, në Nuke, bNe fituan me rezultatin 16:6, me SENER1 që shkëlqeu me 27 vrasje.
Kjo është fitorja e tretë radhazi për bNe në ‘Elisa’, tashmë në Main Swiss Stage.