Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka drejtuar një varg akuzash ndaj kryetares së Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trandafilova, duke thënë se ajo ka ndërtuar raport klientelist me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të ashtuquajturin Avokat i Popullit i DHS-ara dhe Avokatin e Popullit të Holandës për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria duke siguruar, në këtë mënyrë një mungesë të plotë të transparences dhe llogaridhënies.
Sipas KMDLNj-së, asnjëherë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova nuk ka reaguar kundër shkeljes flagrante e parimit të prezumimit të pafajësisë nga kryeprokurori i ZPS –së që, pa filluar ende procesi gjyqësor dhe pa një vendim të gjykatës përkatëse, disa herë, publikisht ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe të tjerët do të dënohen me burg të përjetshëm andaj, me këtë diversion moral dhe juridik e ka arsyetuar vendimin për paraburgim.
Reagim i KMDLNj – së:
VIZITA MASHTRUESE E MASHTRUESES EKATERINA TRANDAFILOVA NË KOSOVË!
Kryetarja e Gjykatës Speciale në baza etnike dhe raciste, Ekaterina Trandafilova ishte në vizitë në Kosovë. Për shkak të protestës së paralajmëruar nga PSD –ë, e anuloi viziten fizike në Gjilan për të bashkëbiseduar përmes rrjeteve sociale, siç deklaroi ajo, me shoqërinë civile dhe qytetarët dhe për t’i njoftuar me punën që e bënë Gjykata Speciale, kryetare e së cilës është. Më pastaj, në kushte gjysëmilegale vizitoi MD –së sikur që u takua në njërin nga hotelet e Prishtinës me studentë apo anëtarë të shoqërisë civile dhe, me gjasë, sipas burimeve të pakonfirmuara edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Aktualisht, në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale mbahen peng tetë ( 8 ) qytetarë rë Kosovës, dy, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, drejtues të OVL –së së UÇK-së të dënuar me dënim të shkallës së parë me dënime drakonike, tjetri, Salih Mustafa – Cali, në pritje të shqiptimit të dënimit ku ZPS –a ka kërkuar 35 vjet burg duke injoruar faktin se gjatë shqiptimit të dënimit ka përparësi ligji i favorshëm për të akuzuarin në kohën kur dyshohet se është kryer krimi, është caktuar trupi gjykues kundër Pjetër Shalës për të cilin KMDLNj –ë vlerëson se nuk do të zgjasë shumë kurse, për herë të parë, Ekaterina Trandafilova, prokrustja e Gjykatës Speciale në Hagë paralajmëroi se gjykimi ndaj udhëheqësve më të lartë të UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës; Jakup Krasniqi, dy herë kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe për një afat të caktuar u.d. i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Ministër për Punë të Jashtme, Kryeminister i Kosovës dhe në çastin e arrestimit President i Kosovës, Kadri Veseli, në mandatin e dytë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Rexhep Selimi, Shef i GP –ar të Lëvizjes Vetëvendosje, mund të fillojë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2023 pasi kishte shumë kundërshtime se po mbahen në paraburgim përtej kohës së arsyeshme dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria.
Gjykata Speciale dhe kryetarja e saj thirren se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës vetëm kur duan të krijojnë alibi për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut në ndërkohë që nuk i japin llogaridhënie asnjë institucioni në Kosovë, qoftë Kuvendit të Kosovës ku dhunshëm ishte votuar për themelimin e kësaj Gjykate e lëre më Ministrinë e Drejtësisë që nuk e bëjnë hesap fare përveç nëse duan ndonjë informatë që është në kundërshtim me ineteresat e Kosovës apo faturimi i shpenzimeve për viktimat, jo sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, por sipas standardeve të kësaj Gjykate. Është një kërkesë e turpshme dhe kërcënuese që ZPS –ë dhe Gjykata Speciale, në formë pyetësori i dërgon Ministrisë së Drejtësisë pikërisht për mënyrën e kompensimit të viktimave dhe, pas marrjes së përgjigjes, përsëri ka kërkuar sqarime sepse nuk është në përputhje me pritjet.
Ekaterina Karanfilova thotë se janë mbi 1 milionë faqe të materialeve për rastin e katër të akuzuarve të posteve më të larta institucionale në Kosovë, pa treguar se sa janë nga Serbia e që KMDLNj –ë mendon se shumica janë nga Serbia.
Pas shumë kundërshtimeve të avokatëve mbrojtës dhe ndërkombëtare sikur edhe disa rasteve sporadike të organizatave vendore, orët e kërkuara nga ZPS –ar ( mbi 1670 ) janë ulur në 709 e që sipas KMDLNj –së janë shumë për faktin se e zgjasin procesin gjyqësor. Edhe kjo paraqet presedan krahasuar me proceset e mëparshme në Tribunalin e Hagës për ish – Jugosllavinë.
Në vërejtjet për fshehjen e provave shfajësuese për të akuzuarit , kryetarja vetëm thotë se ato duhet të dorëzohen , pa e saktësuar afatin e paraparë me Rregulloren e Punës.
Për vonesën e madhe të përkthimit të materialeve në gjuhën shqipe (disa vendime dhe aktgjykimet e kompletuara dorëzohen me muaj të tërë vonesë), kjo thotë se ato po përkthehen intensivisht.
Në pyetjen se si është e mundur të dënohen me dënim aq të lartë për pengim të administrimit të drejtësisë, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati ndërsa nuk ka asnjë përgjegjësi sepse nuk është bërë asnjë hetim për rrjedhje, shitje apo kontrabandim të materialeve të ndjeshme nga kjo Gjykatë, kryetarja thotë në mënyrë cinike dhe të pandershme se përgjegjësitë janë të ndara midis ZPS –ar dhe DHS –ara duke i arsyetuar këta dy mekanizma anues dhe represiv.
Asgjë nuk thotë kur avokatët vendas trajtohen si punëtorë krahu nga kjo Gjykatë dhe se vizat hyrëse u lejohen vetëm në kohëzgjatje që maten me ditë që përmbajtësisht paraqet pengesë për përgatitjen e një mbrojtje efektive.
Me një arsyetim krejtësisht të pandershëm se gjykata nuk është njëetnike për faktin se kërkesat për njohje të statusit të viktimës janë të përkatësive etnike të ndryshme e mësheh faktin se të gjithë të paraburgosurit, të akuzuarit dhe sigurisht edhe të dënuarit janë shqiptarë, shtetas të Kosovës apo të vendeve tjera, gjithashtu shqiptarë. Sikur që të gjithë të ftuarit për intervistë janë shqiptarë.
Të gjithë të punësuarit, në të gjitha nivelet në Qendër të Paraburgimit, në ZPS –ar, DHS –ara, administrata, oficeret dhe madje edhe përkthyesit janë të huaj, asnjëri nuk është shqiptarë.
Kryetarja e Gjykatës Speciale Raciste në Hagë, Ekaterina Trandafilova ka ndërtuar raport klientelist me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të ashtuquajturin Avokat i Popullit i DHS-ara dhe Avokatin e Popullit të Holandës për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria duke siguruar, në këtë mënyrë një mungesë të plotë të transparences dhe llogaridhënies.
Nuk paraqet asnjë arsyetim pohimi se tre ( 3 ) dëshmitarë –viktima i janë nënshtruar trajtimit psikologjik kur, në të njëjtën kohë u mohohet e drejta dhjetra mijra – viktimave në Kosovë u mohohet e drejta elmentare e njeriut për t’u informuar dhe për të drejtën për drejtësi, vetëm se janë shqiptarë!
Asnjëherë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova nuk ka reaguar kundër shkeljes flagrante e parimit të prezumimit të pafajësisë nga kryeprokurori i ZPS –së që, pa filluar ende procesi gjyqësor dhe pa një vendim të gjykatës përkatëse, disa herë, publikisht ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe të tjerët do të dënohen me burg të përjetshëm andaj, me këtë diversion moral dhe juridik e ka arsyetuar vendimin për paraburgim.
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë në mënyrë skajshmërisht të pandershme, moralisht dhe profesionalisht ka devijuar përgjegjësinë e Raportit të Dik Martit përkatësisht pjesës ku flitet për trafikim me qenie njerëzore dhe organe e që ka shërbyer si mjet kryesor presioni për formimin e kësaj Gjykate.
KMDLNj –ë, nuk është i kënaqur as me shërbimet shëndetësore që u ofrohen personave të privuar nga liria.
KMDLNj –ë do ta pranonte këtë Gjykatë si të duhur dhe të paanshme vetëm nëse do t’i trajtonte në mënyrë të barabartë të gjitha viktimat, pa bërë asnjë dallim në baza etnike dhe të tjera dhe që do të kërkonte përgjegjësi për të gjithë ata që planifikuan krimin, e bënë krimin apo nuk e penguan, gjithashtu pa bërë asnjë dallim. Kjo Gjykatë nuk është e tillë prandaj, nga aspekti i të drejtave të njeriut është njëetnike dhe puro raciste.
KMDLNj –ë ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet e Kosovës që të kërkojnë një proces fer dhe të paanshëm që nuk kushtëzohet nga kërkesat e politikës ditore apo përkatësisë etnike. Kjo është detyrim i institucioneve e që, në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje në drejtësi!
Për të siguruar këto kushte për një gjykim të drejtë , të paanshëm dhe të pandikueshëm politikisht, KMDLNj –ë thërret organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ta monitorojnë tërë procesin e gjykimit që ende nuk ka filluar e që nuk e kanë bërë për proceset kundër Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Salih Mustafa.
Nëse nuk sigurohet drejtësi për të gjitha viktimat kjo është një drejtësi selektive dhe nga aspekti i të drejtave të njeriut është e papranueshme. Kjo Gjykatë pikërisht e zbaton drejtësinë selektive.