Fatmir Spahiu, aktori i njohur kosovar, vazhdon të komentojë situata të ndryshme në vend përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi me anë të një postimi në “Facebook” ai ka ironizuar me situatën në arsim, shkruan lajmi.net.
“Është mirë të Hënën, nëse nuk fillon mësimi, me shku deri të shkollat edhe me vendos nga një kurorë, një lutje të vogël Perëndisë dhe ta shpallim arsimin e vdekur. “I lehte të qoftë dheu, viti shkollor 2022/23”, shkroi ai.
Ndryshe tash e tre javë nuk ka filluar mësimi në shkollat e Kosovës, kjo si shkak i grevës në arsim.