Kreu i Qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland me të cilën kanë diskutuar për punën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”.
Rama në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se me Nuland e kanë diskutuar nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi derisa “Ballkanin e Hapur” e ka përshkruar si një nismë paqeje.
Ai gjithashtu ka treguar se kanë diskutuar për portin e ri në Durrës dhe bazën ushtarake. “New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjetike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Rama.